Deputeti Erion Braçe ka akuzuar kompanitë prodhuese të qumështit për një fushatë që synon uljen e çmimit të qumështit dhe përfitimin e fitimeve të mëdha, duke dëmtuar prodhimin vendas dhe blegtorët.
Ai theksoi se ndryshimet në skemën e TVSH-së kanë ndikuar negativisht në fermerët shqiptarë, duke favorizuar importet dhe përkeqësuar tregun e qumështit në vend.
“Fushata që këto kompani po zhvillojnë ka për qëllim uljen e çmimit të qumështit dhe rritjen e fitimeve për to. Ata kanë shpifur për blegtorët, duke thënë se qumështi është i ndotur me aflatoksinë ose se ata hedh ujë në qumësht, vetëm për të justifikuar çmimet e ulëta dhe për të favorizuar importet. Ky ndryshim në skemën e TVSH-së, duke i detyruar blegtorët të shkojnë vetëm tek fabrikat e mëdha, ka çuar çmimin e qumështit nga 55 lekë për litër në 47 lekë, duke bërë që kompania të përfitojë nga importet dhe të dëmtojë fermat shqiptare. Ne po e shohim këtë proces si një skemë që favorizon vetëm interesat e disa kompanive, ndërkohë që fermerët janë lënë në dorë të fabrikave, duke u detyruar të pranojnë çmime të ulëta.”
/5pyetjet.al









