Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për punën e UNMIK-ut, përfaqësuesi i përhershëm i Francës, Jerome Bonnafont, theksoi nevojën për të vënë para drejtësisë ata që janë përgjegjës për incidentin e Banjskës.
Ai e cilësoi të papranueshme që pas dy vjetësh, autorët të jenë ende të lirë dhe të mos japin llogari për veprimet e tyre.
“Gati 2 vjet e gjysmë pas aktit të Banjskës, është e papranueshme që ata që janë përgjegjës, të jenë në liri. Ata duhet të vihen para drejtësisë dhe të japin llogari. Franca vazhdon të mbështes përpjekjet e UNMIK-ut në koordinim me KFOR-in dhe misionin e EULEX-it, mandati i UNMIK-ut është pandashëm i ndërlidhur me marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë. Franca të gjitha përpjekjet logjike me synim të harmonizimit të misionit me masat e efikasitetit në përputhje me mandatin e vet të plotë”, deklaroi Bonnafont.
/5pyetjet.al









