Një debat ka shpërthyer në Kuvendin e Shqipërisë gjatë seancës të së enjtes, kur deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka shkëmbyer fjalë të ashpra me ministren për Ekonominë dhe Inovacionin, Delina Ibrahimaj.
Tensionet u intensifikuan pasi Bardhi iu drejtua ministres, duke i kërkuar që të mos ndërhynte ndërkohë që fjalën e kishte deputetja Jorida Tabaku.
“Mbyll gojën, se nuk të ndërpreu kush. Po flet kolegia. Dil e jep llogari aty për pasuritë. E korruptuar. Dil jep llogari për fondet që i ke dhënë burrit tënd. Dil jep llogari. E korruptuar!” – tha Bardhi në fjalën e tij, duke përshkallëzuar më tej debatet.
Ministrja Ibrahimaj reagoi ashpër: “Mos guxo!”
Drejtuesja e seancës, Klodiana Spahiu, ndërhyri menjëherë për të qetësuar situatën, duke i tërhequr vëmendjen Bardhit: “Po ju tërheq vëmendjen, z. Bardhi. Ju lutem uluni.”









