-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hoxha: Marrëdhëniet me Serbinë nuk cenojnë interesat e Kosovës

Kryesoret

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka deklaruar se procesi i negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian po ecën normalisht dhe nuk ka asnjë bllokim apo ngrirje, duke i cilësuar pretendimet si pjesë të debatit politik.

“Nuk ka bllokim, ngrirje. Kjo është pjesë e dialogut dhe diskursit politik por nuk ka asnjë gjë të tillë. Ka një proces normal, racional, profesional dhe shumë kërkues. Është më kërkues për Shqipërinë se sa ka qenë për çdo vend që është futur në këtë rrugë para”, tha Hoxha.

Ai shtoi se procesi është teknik dhe kërkon kohën e vet, ndërsa dokumentet negociuese janë të rezervuara me ligj dhe nuk publikohen. “Shqipëria për çdo hapje të grupkapitujve ka përgatitur pozicionin e vet negociues, informacionet e rezervuara nuk bëhen publike”, u shpreh ministri.

Hoxha theksoi gjithashtu se vendet anëtare të BE-së po shqyrtojnë raportin e Komisionit Europian dhe janë në fazën e pyetjeve, proces që mund të zgjasë disa javë. “Jemi ekzaktësisht në këtë proces”, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit