Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka reaguar ashpër ndaj akuzave të fundit të Spanjës, duke e konsideruar atë si një shpifje kundër ushtarëve të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit.
Gjatë një deklarate të djeshme, ai theksoi se Izraeli nuk do të heshtë përballë këtyre sulmeve diplomatike.
“Izraeli nuk do të heshtë përballë atyre që na sulmojnë”, deklaroi Netanyahu. Ai shtoi se “Spanja ka shpifur ndaj heronjëve tanë, ushtarët e ushtrisë më morale në botë,” dhe theksoi se ky vendim ishte një përgjigje ndaj qëndrimeve të Spanjës kundër Izraelit.









