-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Xi Jinping: Kina nuk do të pranojë pavarësinë e Tajvanit

Kryesoret

Tensionet mes Kinës dhe Tajvanit janë rritur edhe më tej, pasi 16 avionë luftarakë kinezë kanë operuar pranë ishullit të Tajvanit, në një periudhë të ndjeshme kur presidenti kinez Xi Jinping zhvillonte një takim me lideren e opozitës tajvaneze, Cheng Li-wun, në Pekin.

Kjo situatë ka nxitur reagime të shumta nga autoritetet tajvaneze, të cilët e shohin këtë si një përpjekje për të ushtruar presion mbi ata.

“Avionët kinezë kanë fluturuar pranë Tajvanit gjatë orëve të paradites të së premtes, ndërsa takimi mes Xi dhe Cheng është zhvilluar rreth orës 11:00. Kina ka përsëritur qëndrimin se nuk do të tolerojë pavarësinë e Tajvanit, që e konsideron si pjesë të territorit të saj. Ndërkohë, Cheng ka theksuar se vizita ka për qëllim uljen e tensioneve dhe avancimin e paqes në ngushticën e Tajvanit”, tha Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit në një deklaratë të saj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit