Policia e Vlorës ka proceduar penalisht një 31-vjeçar.
Gjatë drejtimit të makinës i riu ka përplasur një 8-vjeçare, e cila ka marrë mjekim në spital dhe më pas është larguar për në banesë.
Gjithashtu, drejtuesi i makinës dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit, duke goditur edhe dy automjete të parkuara në zonë.









