Deputetja Hykmete Bajrami nga LDK ka reaguar ndaj situatës ekonomike në vend, duke kritikuar deklaratat për stabilitet dhe duke theksuar rritjen e çmimeve për qytetarët.
Ajo iu referua të dhënave të inflacionit për muajin mars, duke thënë se realiteti në Kosovë është më i vështirë se sa paraqitet.
“Çmimet janë rritur dhe kjo po ndikon drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve. Ndërkohë, Albin Kurti vazhdon të flasë për stabilitet ekonomik. Në fakt, e vetmja gjë për të cilën ai mund të flasë është mënyra si fitohen zgjedhjet duke përdorur buxhetin e shtetit,” ka deklaruar Bajrami.









