Kirill Dmitriev, dërguari special i presidentit rus për investime dhe drejtori i Fondit Rus të Investimeve Direkte (RDIF), ka shprehur shqetësimin për rritjen e protestave kundër mungesës së karburantit në Mbretërinë e Bashkuar dhe vendet e Bashkimit Evropian.
Ai e lidhi këtë fenomen me politikën e energjisë të këtyre vendeve, duke theksuar se shkëputja nga burimet energjetike ruse dhe ato bërthamore ka nxitur tensione të reja.
“Protestat për karburantet sapo kanë filluar në BE dhe Mbretërinë e Bashkuar. Ato janë pasojë e vendimeve të gabuara të burokratëve të këtyre shteteve për energjinë,” shkroi Dmitriev në platformën e tij X, duke paralajmëruar për një valë më të madhe protestash që mund të përfshijnë edhe sektore të tjera si ai i bujqësisë dhe industrisë.









