Manchester City ka fituar 3-0 ndaj Chelseat në “Stamford Bridge” në kuadër të javës së 32-të të Premier League.
Pas një pjesë të parë ku Chelsea ishte dominues, “Qytetarët” shpërthyen në të dytën.
Nico O’Reilly shënoi golin e parë në minutën e 51’, ndërsa Guehi dyfishoi shifrat pesë minuta më vonë.
Në minutën e 68’, Doku shfrytëzoi një gafë të Caicedos për të mbyllur ndeshjen 3-0.
Me këtë fitore, Manchester City ngushton diferencën me liderin Arsenal në 6 pikë, me një ndeshje më shumë për të luajtur.









