-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Automjeti merr flakë në aksin Korçë–Ersekë, drejtuesi shpëton pa lëndime

Kryesoret

Mesditën e sotme, një automjet tip “Benz” është përfshirë nga flakët në aksin rrugor Korçë–Ersekë, në afërsi të Qafës së Qarrit. Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit ka arritur të dalë në kohë dhe nuk ka pësuar lëndime.

Forcat zjarrfikëse mbërritën shpejt në vendngjarje dhe neutralizuan flakët, ndërsa shërbimet e policisë kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e incidentit.

Paraprakisht dyshohet se zjarri mund të ketë ndodhur për shkak të një defekti teknik, por konstatimet e sakta do të përcaktohen pas ekspertizës së automjetit.

Ngjarja ka shkaktuar shqetësim për drejtuesit e tjerë të automjeteve, ndërsa autoritetet apelojnë për kujdes në qarkullim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit