Irani po kërcënon të bllokojë Detin e Kuq nëse bllokada amerikane e porteve iraniane vazhdon dhe e konsideron bllokadën si një shkelje të mundshme të armëpushimit.
Nëse Shtetet e Bashkuara vazhdojnë bllokadën detare të Ngushticës së Hormuzit dhe “krijojnë pasiguri për anijet tregtare dhe tankerët iranianë”, kjo do të jetë “parathënie” për shkeljen e armëpushimit, i cili ka qenë në fuqi që nga 8 prilli, tha gjenerali Ali Abdollahi, kreu i komandës së Forcave të Armatosura të Iranit.
“Forcat e fuqishme të armatosura të Republikës Islamike nuk do të lejojnë asnjë eksport ose import në Gjirin Persik, Detin e Omanit dhe Detin e Kuq”, thuhet në deklaratën e tij të transmetuar nga mediat iraniane./ Protothema









