Kreu i PD-së, Sali Berisha pas daljes nga Prokuroria e Posaçme ka dhënë një deklaratë për mediat, i cili ka hedhur akuza të forta ndaj gjyqtares Irena Gjoka, sipas tij ajo është një falsifikatore dhe delikuente e paskrupullt.
Sipas Berishës Irena Gjoka është e paditur për mashtrim e falsifikim dhe ajo po mbrohet nga Altin Troplini.
“Detyra ime si politikan është të bëj denoncimin publik dhe të mbrojë interesin publik.
Altin Troplini me Irenën po hidhnin valle popullore. Unë e kam denoncuar Altinin me 4 banesa. Jua garantojë se me rrogë të shtetit nuk mund të blesh për 30 vite më shumë se një gazionere. Altin Gjoka deklaron se kemi filluar të banojnë në apartamentin e tij prej tetorit të vitit 2004”, u shpreh Berisha.









