Një aksident rrugor ka ndodhur disa minuta më parë në aksin Fier–Levan, pranë “Qafës së Koshovicës”.
Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit e mjeteve.
Të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku po marrin ndihmën mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe për normalizimin e qarkullimit në zonë.
/5pyetjet.al









