-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ndahet nga jeta ish-ekonomisti i SHBA, Alan Greenspan

Kryesoret

Këtë të hënë është ndarë nga jeta ish-ekonomisti që udhëhoqi politikën monetare amerikane për gati 20 vite, Alan Greenspan në moshën 100 vjeçare.

Alan Greenspan konsiderohet një nga figurat më me ndikim në historinë moderne të financave në SHBA.

Lajmi u bë i ditur nga bashkëshortja e tij, Andrea Mitchell, e cila tha se Greenspan ndërroi jetë në shtëpinë e tyre si pasojë e komplikacioneve nga sëmundja e Parkinsonit.

Sipas bashkëshortes së Alan Greenspan, ai ishte një gjigant që ndihmoi në formësimin e ekonomisë amerikane për dekada nën presidentët e të dyja partive, por ai ishte gjithmonë i ndershëm në pranimin e gabimeve të tij.

Greenspan u emërua në krye të Rezerva Federale e SHBA-së në vitin 1987 nga Ronald Reagan dhe qëndroi në detyrë deri në vitin 2006. Gjatë pesë mandateve të tij, ai bashkëpunoi me katër presidentë amerikanë dhe u bë një nga figurat më të rëndësishme të ekonomisë globale.

Ndërkohë me vdekjen e Alan Greenspan, ekonomia amerikane humbet një nga figurat më të rëndësishme të gjysmëshekullit të fundit, një njeri që ndikoi drejtpërdrejt në politikat monetare, tregjet financiare dhe zhvillimin ekonomik të Shteteve të Bashkuara për gati 20 vjet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit