Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vučić, në prag të Samitit “Bashkimi Evropian – Ballkani Perëndimor” në Tivat, riktheu fokusin te angazhimi i vendit të tij për integrim evropian.
Ai theksoi se, pavarësisht sfidave dhe nevojës për reforma të shumta, Serbia mbetet e vendosur të ndjekë rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe të forcojë pozicionin e saj ekonomik në rajon.
“Besoj se do të shohim përparim të Serbisë në rrugën evropiane dhe kemi shumë punë për të bërë. Ajo për të cilën foli Macron është se të gjithë vërejnë se Serbia është bërë, në çdo aspekt dhe në përpjesëtim me madhësinë e saj, ekonomia më e fuqishme e Ballkanit Perëndimor”, deklaroi Vučiç.









