Komisionerja për zgjerimin e BE, Marta Kos e projektoi Shqipërinë si shtetin e dytë kandidat pas Malit të Zi që do të anëtarësohet në Bashkimin Europian.
“Tani kemi një mundësi shumë realiste që Bashkimi Evropian të zgjerohet në vitet në vijim. Ende ka skepticizëm në shumë pjesë të Ballkanit Perëndimor se anëtarësimi në BE është me të vërtetë i mundur. Shpresoj që shembulli pozitiv i Malit të Zi dhe Shqipërisë, që është i dyti ne radhë, do të frymëzojë pjesën tjetër të shteteve të Ballkanit Perëndimor që të ndjekin të njëjtën rrugë.
Afati kohor për pranimin e shteteve të reja anëtare tashmë ka ndryshuar nga “hipotetik” në “realist”. Shtetet anëtare të BE-së ranë dakord të nisin hartimin e traktatit të pranimit të Malit të Zi në BE. Kjo është hera e parë që pas vitit 2009 kur BE-ja nisi të hartonte një traktat të tillë për Kroacinë, që do të thotë se ne e ndërmorëm këtë hap pasi kanë kaluar 17 vite. Ky është një hap i madh në rrugën drejt anëtarësimit në BE dhe tregon se reformat japin fryte”, tha Kos.









