Ish-zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris, me anë të një postimi në rrjetin e saj X ka sulmuar ashpër presidentin amerikan Donald Trump për përshkallëzimin e konfliktit me Iranin, duke e quajtur të rrezikshëm por jo idiot.
Postimi i Harris
Kur e sheh këtë luftë në Iran, të cilën populli amerikan nuk e dëshiron dhe që nuk u autorizua nga Kongresi, janë thjesht budallallëqe. Premtova se nuk do të mallkoj më në publik. Shteti që fiton më shumë nga lufta me Iranin është Rusia. Për shkak të naftës dhe heqjes së sanksioneve, ata po fitojnë para duke shitur naftë. Ndërkohë, armët dhe municionet që mund të shkonin për Ukrainën po përdoren diku tjetër.









