Edhe këtë të hënë qindra qytetarë në ditën e 37 kanë dalë në shesh në protestën antiqeveritare me qëlllim rrëzimin e Ramës dhe kabinetit të tij qeveritar.
“Ambasadori gjerman, Karl Bergner, mbështet protestën tonë. Europarlamentarë erdhën këtu dhe iu bashkuan protestës, europarlamentarë të tjerë do të vijnë në ditët që vijojnë. Sot Edi Rama është një kufomë politike. Me rezistencë dhe vendosmëri ne do ta largojmë atë. Këtu vijnë nga e gjithë Shqipëria për të shprehur mllefin ndaj kësaj qeverie”, tha aktivisti Andi Tepelena.
Ndërkohë aktivisti Edison Lika u shpreh se këtë verë shqiptarët kanë anulluar pushimet pasi do i kalojnë aty në Bulevard deri në rrëzimin e Ramës.
‘Populli nuk hesht‘- Demonstruesit me pankarta drejt Kryeministrisë: Rama dorëhiqu!









