Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për Kryeministër në zgjedhjet e 7 qershorit, Bedri Hamza, me anë të një video-mesazhi nga rrjeti i tij zyrtar facebook ka deklaruar se qytetarët e Kosovës po përballen me sfida serioze, të cilat kërkojnë trajtim serioz dhe përgjegjësi institucionale.
Postimi i Hamzës
Qytetarët tanë po përballen me sfida serioze, dhe seriozisht do t’i trajtojmë një nga një.
Nga rritja e pagave dhe pensioneve, te investimet në shëndetësi, arsim e infrastrukturë, për më shumë zhvillim, mirëqenie dhe dinjitet për secilin.
Respekti dhe bashkëpunimi i ndërsjellë janë rruga përpara. Jo përçarja, konflikti dhe propaganda.