Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur pranë një kantieri të ndërtimit në Kamëz në bulevardin “Nëne Tereza”, rreth orës 3:40.
Lënda plasëse është vendosur në ambientet e jashtme të e rrethimit të kantierit, ecila ka shkaktuar vetëm dëme materiale.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar.









