Në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, një i ri mes mijëra qytetarëve që protestojnë kundër ndërtimeve në Zvërnec të Vlorës u shpreh me tone të forta, duke paralajmëruar kundërshtimin e tij ndaj qeverisë dhe opozitës.
“Vëllezër dhe motra, brenda dhe jashtë Shqipërisë, duhet të kuptojmë se Shqipëria po bie në një gropë të errët që në media shitet si një ëndërr për ne shqiptarët. Duket qartë që as opozita dhe aq qeveria nuk i bëhet vonë për ne shqiptarët. Shpëtimi ynë jemi ne, njëri-tjetrit. Do ju kërkoja sa herë që kryeministri të dali në publik ta sabotoni, se është një manipulator shumë i zgjuar, për të ndërruar opinionin publik”, tha ai.









