-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Protesta për Zvërnecin, qytetarja: Nuk largohemi pa u anuluar ligji i zonave të mbrojtura

Kryesoret

Mijëra qytetarë janë mbledhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në një protestë kundër projektit në Zvërnec dhe disa nismave ligjore që lidhen me zonat e mbrojtura dhe pronat.

Protestuesit kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe anulimin e projekteve që i konsiderojnë në dëm të qytetarëve.

 Ne jemi mbledhur sot këtu për Zvërnecin, për Rrjollin dhe për të gjithë Shqipërinë. Unë jam nga Rrjolli dhe besoj se për katër muaj e keni parë të gjithë masakrën që na është bërë. Dhe kjo qeveri duhet t’i largojë oligarkët nga Rrjolli dhe nga Zvërneci. Nuk kemi nevojë as për Bashkim Ulajn, as për Shefqet Kastratin që të zhvillojnë tokën e të parëve tanë. Ne nuk kemi nevojë as për musketierët e tyre. E kemi mbrojtur prej shekujsh tokën tonë dhe do ta bëjmë edhe sot.

Kërkojmë dorëheqjen e kryeministrit, bashkë me të gjithë oligarkët që na tregojnë muskujt në tokat e gjyshërve tanë. Nuk na duhen as të fortët e Bashkim Ulajt, as të Shefqet Kastratit për të zhvilluar atë tokë. Shqipërinë nuk e mbrojnë grekët, sepse Shqipëria ka mjaft trima. Nuk jemi të grekut, sepse jemi shqiptarë.

Rama dhe ministri i Brendshëm duhet të kishin dhënë tashmë dorëheqjen. Me të gjithë këta qytetarë që ka poshtë zyrës së tij, ai duhet të kishte burrëri dhe të tërhiqej për ta lënë këtë vend ta zhvillojë rinia që është këtu. Nuk kemi nevojë për qeveri me oligarkë.

Ne nuk duhet të largohemi nga ky shesh pa u anuluar ligji i zonave të mbrojtura, Paketa e Maleve dhe ai i investitorit strategjik.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit