-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha takim me diplomatët e PPE: Shqiptarët meritojnë BE, por narkoregjimi mbetet pengesë!

Kryesoret

Kreu i PD-së, Sali Berishë këtë të mërkurë me anë të një postimi në faqen e tij facebook ka njoftuar për takimin qël ka mbajtur një ditë më parë me  Senatorin e Republikës Italiane Raffaele De Rosa dhe bashkëpunëtorët e tij kryesorë, Dr. Aniello Iacomino dhe Dr. Francesca Marino.

Në fjalën e tij Berisha shprehet se ëndrra e përhershme e shqiptarëve ka qenë integrimi europian dhe aspirata për ta parë Shqipërinë si pjesë të denjë të familjes europiane.

Sipas liderit demokratë shqiptarët e meritojnë plotësisht integrimin në Bashkimin Europian, por korrupsioni sistemik, kapja e institucioneve dhe narkoregjimi kanë mbetur pengesa serioze për përmbushjen e standardeve europiane.

Postimi i Berishës 

Pata kënaqësinë dhe nderin të pres në takim Sekretaren e Përgjithshme të Partisë Popullore Europiane (PPE) dhe eurodeputeten, Dolors Montserrat.
Në këtë takim u shoqërova nga bashkëpunëtorët e mi: Fatmir Mediu, Kryetar i Partisë Republikane, Albana Vokshi, Kryetare e Lidhjes Demokratike të Gruas, si dhe Enri Çeno, Sekretar i Departamentit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare.
Zonja Montserrat më uroi gjithashtu suksese për rikonfirmimin tim si kryetar i Partisë Demokratike, si dhe për mbarëvajtjen e punimeve të Kuvendit Kombëtar që mbahet këtë të shtunë.

Diskutuam në një atmosferë shumë miqësore dhe konstruktive për zhvillimet politike në Shqipëri, sfidat me të cilat përballet demokracia në vend, si dhe për rrugëtimin europian të shqiptarëve.

Theksova se ëndrra e përhershme e shqiptarëve ka qenë integrimi europian dhe aspirata për ta parë Shqipërinë si pjesë të denjë të familjes europiane. Shqiptarët e meritojnë plotësisht integrimin në Bashkimin Europian, por korrupsioni sistemik, kapja e institucioneve dhe narkoregjimi kanë mbetur pengesa serioze për përmbushjen e standardeve europiane.

Gjatë bisedës ndamë shqetësimin për largimin masiv të të rinjve shqiptarë, dobësimin e shtetit ligjor dhe nevojën urgjente për zgjedhje të lira e të ndershme, si themel i një demokracie funksionale.

Shpreha mirënjohjen time të thellë për mbështetjen e vazhdueshme dhe shumë të çmuar që Dolors Montserrat dhe Partia Popullore Europiane i kanë dhënë Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare gjatë gjithë këtyre viteve. Solidariteti dhe mbështetja e PPE kanë qenë jetike në betejën tonë për demokraci, pluralizëm dhe vlera europiane.
E falënderova gjithashtu zonjën Montserrat për miqësinë, bashkëpunimin dhe angazhimin e saj të palëkundur në mbështetje të shqiptarëve dhe të ardhmes europiane të Shqipërisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit