Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në aksin Kumanovë–Shkup, në fshatin Çerkez, ku ka humbur jetën një 13-vjeçar.
Sipas të dhënave paraprake, në aksident janë përfshirë një veturë Mercedes me targa të Kumanovës, e drejtuar nga një 24-vjeçar, dhe një skuter elektrik që përdorej nga i mituri.
I plagosuri është dërguar në spitalin e Kumanovës, ku është konstatuar vdekja e tij. Shoferi i automjetit është ndaluar nga policia, ndërsa po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.









