Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti me anë të një postimi në faqen e tij facebook ka njoftuar për nderimin që i ka bërë figurës së veprimtarit Hafiz Gagica, duke u shprehur për anguzhimin e tij të pareshtur për çështjen kombëtare në shekullin e kaluar.
Postimi i Kurtit
Hafiz Gagica është shembull i një veprimtari, i cili punoi shumë në mërgatë për lirinë e Kosovës, u angazhua pareshtur për shqiptarinë në shekullin e kaluar, e nuk mori gjë për vete në këtë shekull.









