Policia e Gjirokastrës ka vënël në pranga 30 vjeçarin Roberto Lapa, pasi ky i fundit kishte marrë peng një para disa ditësh një 20 vjeçar për t’i marrë një shumë parash prej 6000 eurosh.
Sipas njoftimit të policisë në pranga kanë rënë edhe dy bashkëpunëtorët e tij të cilët e ndihmuan për të marrë me forcë të riun dhe më pas për ti marrë shumën e parave.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur më datë 21.05.2026.
Sipas burimeve bëhet me dije se 30-vjeçari Roberto Lapa u kap teksa lëvizte me automjet, në aksin rrugor “Tepelenë-Gjirokastër”.
Materialet procedurale iu referun prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme hetimore lidhur me veprën penale “pengëmarrje në bashkëpunim dhe kanosje ndaj të riut për të përfituar para në mënyrë të paligjshme”.









