Këshilli Bashkiak i Shkodrës ka miratuar vendosjen e çmimeve maksimale për dhënien me qira të çadrave dhe shezlongëve në plazhin e Velipojës për sezonin turistik 2026.
Sipas vendimit, një çadër me dy shezlongë nuk do të kushtojë më shumë se 900 lekë me TVSH, ndërsa një gazebo deri në 1500 lekë.
Masa u miratua me shumicë votash dhe synon të mbajë nën kontroll çmimet, të mbrojë pushuesit dhe të shmangë abuzimet gjatë sezonit veror.









