-sidi education-spot_img
29.2 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Përfaqësuesi i Mitsotakisit në Kuvendin e PD: E ardhmja evropiane e Shqipërisë mbetet e arritshme

Kryesoret

Në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike vijuan mesazhet nga përfaqësues të partive partnere evropiane. Deputeti grek Vassilios Giogiakas shprehu mbështetjen për rrugën evropiane të Shqipërisë dhe theksoi rëndësinë e reformave demokratike dhe forcimit të institucioneve.

Fjalimi i deputetit grek Vassilios Giogiasks:

I nderuar zoti kryetar, të nderuar miq të Partisë Demokratike të Shqipërisë, zonja dhe zotërinj.

Është nder i veçantë që jam sot këtu me ju në Tiranë, në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike. Më lejoni, së pari, t’ju përcjell përshëndetjet e përzemërta të partisë Demokracia e Re dhe të kryetarit të saj dhe kryeministrit Kyriakos Mitsotakis.

Ky kuvend përfaqëson një zgjedhje të vetëdijshme politike për pjesëmarrjen e madhe demokratike. Në të gjithë gamën e partive të së djathtës dhe të qendrës, bëhet thirrje për të bashkëpunuar me brezin e ri, duke shoqëruar përgjegjësinë publike me reforma dhe me besueshmëri institucionale, me inovacion dhe bashkëpunim, si dhe me orientim drejt integrimit evropian.

Përpjekjet tuaja për organizimin e strukturave, për modernizimin e komunikimit politik dhe për forcimin e angazhimit të qytetarëve lëvizin pikërisht në këtë drejtim.

Si anëtar i familjes së madhe demokrate, ne ndajmë parime të përbashkëta. Këto janë angazhimi për pluralizmin politik, shtetin e së drejtës, institucionet e pavarura dhe llogaridhënien. Këto parime janë themeli i stabilitetit, begatisë dhe kohezionit social në Evropën Juglindore.

Greqia vazhdimisht ka mbështetur perspektivën evropiane të Shqipërisë. Ne e kemi mbështetur progresin në procesin e aderimit drejt Bashkimit Evropian, veçanërisht ecjen përpara të negociatave në grup-kapitujt kryesorë. Këto zhvillime konfirmojnë se e ardhmja evropiane e Shqipërisë mbetet realiste dhe e arritshme, duke na dhënë mundësinë të vazhdojmë të punojmë në mënyrë të qëndrueshme për zhvillimin e institucioneve dhe arritjen e një konsensusi të gjerë demokratik.

Njëherazi, rruga evropiane nuk është vetëm një proces teknik, por është thelbësisht një proces i konsolidimit demokratik dhe pjekurisë institucionale. Në fusha të caktuara, si pavarësia e gjyqësorit, transparenca, lufta kundër korrupsionit dhe forcimi i institucioneve në një sistem kontroll-balancash, këto janë shtylla thelbësore për çdo vend kandidat që aspiron të bëhet anëtar i familjes evropiane.

Në këtë drejtim, është e rëndësishme që partitë demokratike të vazhdojnë të mbështesin procesin, dhe integriteti institucional duhet të mbetet në themel të qeverisjes demokratike.

Zgjedhjet e drejta dhe të lira janë shtylla thelbësore e çdo procesi demokratik dhe e pjekurisë demokratike. Ato tregojnë se sa i rëndësishëm është fitimi i besimit të publikut dhe sigurimi i pavarësisë së administratës.

Po aq e rëndësishme është edhe mbrojtja e rolit të opozitës në çdo demokraci parlamentare, duke përfshirë të drejtën për shprehje politike dhe pjesëmarrje paqësore në proceset demokratike.

Procesi i të drejtave themelore dhe standardet evropiane përbëjnë rrugën kryesore për përputhjen e të gjithë indikatorëve, në mënyrë që të sigurohet përputhja me legjislacionin e BE-së.

Në këtë drejtim, të drejtat e pakicës greke në Shqipëri vazhdojnë të mbeten një çështje e rëndësishme për Greqinë dhe për BE-në. Respekti i të drejtës së pronës, i të drejtës së arsimit dhe pjesëmarrja e plotë në jetën publike lokale përbëjnë një pjesë thelbësore të kuadrit të vlerave evropiane.

Të dashur miq, në kushtet e shtimit të pasigurive në mjedisin global, stabiliteti në Evropën Juglindore, qëndrueshmëria demokratike dhe horizonti i qartë evropian na bëjnë të kuptojmë se ju besoni thellësisht në vlerat evropiane dhe demokratike, të cilat luajnë një rol thelbësor në ruajtjen e së ardhmes.

Dëshiroj të përgëzoj Partinë Demokratike të Shqipërisë për këtë kapitull të ri të përtëritjes dhe modernizimit. Ju uroj shumë suksese në përpjekjet tuaja për këtë vizion largpamës për të ardhmen e Shqipërisë, një e ardhme e mbështetur në reforma demokratike, në besueshmëri institucionale dhe në integrimin evropian.

Më lejoni edhe një herë t’ju përcjell përgëzimet e kryeministrit të Republikës Helenë dhe kryetarit të Demokracisë së Re, zotit Kyriakos Mitsotakis, dhe t’ju uroj punime të mbara.

Ne mbështesim forcimin e lidhjeve mes partive tona, popujve tanë dhe vendeve tona. Faleminderit edhe një herë për mikpritjen e ngrohtë. Faleminderit shumë.“, tha Giogiakas.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit