Në përfundimit të procesit të votimit në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, në konferencë për mediat, kreu demokrat Sali Berisha, është shprehur se në gjirin e PD ka ca kritik dhe kritka brenda partisë është norma më konstante, ndërkohë për sa u përket kritikave nga jashtë lidhur me çështjen e Salianjit ata nuk janë kritik por ata ndërmarrin veprime konkrete kundër partisë.
Fjala e Berishës
Degët janë burimi kryesor i kandidaturave. Në tërsi kandidaturat nuk kanë qenë të Kryesisë qendrore. Brenda PD kritikat janë normat më konstande. PD ka ca kritik të përhershëm në gjirin e saj.
Ripërtëritja ka fillur siç është e drejtë, kjo parti kthehet te seksioni. Kjo ka filluar ka që dy muaj. Protesta e radhës do të përcaktohet sot ose nesër, demokratët me zor e presin.
Cilido që ndjek Ervin Salianjin i mbyll hesapet me Partinë Demokratike. Ata nuk janë kritik. Këta kanë veprime konkrete kundër partisë. Salianji nuk ka qenë në burg por tjetërkund, po po jua them unë. Po ai ka qenë i burgosur politk. Çfarë përgjegjise kam unë që u birësua te Pëllumbi dhe Fania?









