Kryeministri Edi Rama, sot në kuadër të samitit BE-Ballkani Perëndimor, nga Tivati në Mal të Zi ka folur sërish për ndërtimin e megaprojtktit luksoz në Zvërnec të Vlorës, nismë tashmë që ka shkatuar prej disa ditësh protesta të mëdha në para Kryeministrisë në Tiranë, të cilët kërkojnë dorëheqjn e Edi Ramës dhe qeverisë së tij.
Ndërkohpë sipas tij, pas protestës qëndrojnë elementë iranianë, rus dhe grek të cilët, kanë qenë të përfshirë edhe herë të tjera në sulme të ngjashme.
“S’ka asgjë për të diskutuar sepse s’ka asnjë projekt të miratuar. Së pari duhet të kemi një projekt, ta diskutojmë dhe miratojmë. Por s’mund të diskutojmë një projekt. Faktet kanë gjithnjë rëndësi. S’ka arsye për t’u shqetësuar sa kohë që s’ka projekt. Arkitektët duan të bëjnë diçka unike dhe një dhuratë të mrekullueshme për Shqipërinë”- shprehet Rama.









