Kreu i PD-së, Sali Berisha, pas daljes nga ambientet e SPAK në konferencë për mediat tek ka akuzuar Dumanin për mashtrimet e tij vulgare ka folur edhe për çështjen e Zvërnecit duke thënë se investitori është i pafajshmën pasi qeveria duhe ti dalë për zot firmës që ka hedhur dhe ti përgjigjet palës me vlerën e tregut.
“Nuk besoj se ka interes më të mbrapsht për shqiptarët sesa përpjekja për të përzënë investitorët e huaj”- tha Berisha.
Teksa është pyetur nga gazetarët, sërish për protestën e sotme të qytetarëve para Kryeministrisë kundër ndërtimit në bregdetin e Zvërnecit, Berisha theksoi se Partia Demokratike mbështet protestën por sot është e zënë me një aktivitet të rëndësishëm atë të “Koalicionit Nisma për Familjen” e cila do të ngrejë shqetësimin për çështjen e trajtimit hormonal të minorenëve në QSUT.
Ndër të tjera lideri demokrat ka hedhur akuza të rënda ndja ministres së Shëndetësisë, Evis Sala duke thënë se po u merr prindërve shqiptarë fëmijët nga duart.
Përleshjet në Zvërnec/ Berisha: PD mbështet investimet e huaja, shteti të përgjigjet!









