Skuadra e Vllaznisë ka nisur përgatitjet për sezonin e ri me disa ndryshime në organikë, duke zyrtarizuar largimin e dy mbrojtësve, brazilianit Andrey Yago dhe grekut Alexandros Kouros.
Klubi falënderoi futbollistët për kontributin e dhënë gjatë kohës që mbajtën fanellën kuqeblu dhe u uron sukses në hapat e tyre të ardhshëm në karrierë.
Largimi i Yagos ishte i pritur pas një përplasjeje me trajnerin Edi Martini gjatë ndeshjes së fundit të kampionatit kundër Elbasanit. Ndërsa Kouros nuk arriti të përshtatej dhe të tregonte vlerat e tij, duke u mbajtur kryesisht si alternativë nga stoli gjatë sezonit të fundit.









