-sidi education-spot_img
21.6 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Braçe: Greqia po shkel të drejtat e shqiptarëve që punojnë atje

Kryesoret

Deputeti Erion Braçe kritikon ashpër ish-kryeministrin Sali Berisha dhe marrëveshjen me Greqinë, duke theksuar se shqiptarët që punojnë dhe kontribuojnë në ekonominë greke nuk kanë përfituar të drejtat e tyre.

“Ajo që dhemb shumë është marrëveshja me Greqinë. Berisha ka qenë disa herë kryeministër, por nuk ia doli të arrijë një marrëveshje për punëtorët shqiptarë që kanë kontribuar atje. Edhe sot që e kishte mundësinë, nuk foli asnjë fjalë për ta,” tha Braçe.

Ai shtoi se problemi nuk është vetëm për pensionet, por për të drejtat themelore të shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në Greqi. “Greqia nuk ka asnjë të drejtë të mbajë kontributet e sigurimeve shoqërore të shqiptarëve, ndërkohë që Polakëve dhe Rumunëve ua ka njohur. Si ka mundësi që kujtohet për të drejtat e shqiptarëve këtu, por nuk kujtohet për ata që jetojnë atje?” u shpreh Braçe.

Në fjalën e tij, Braçe komentoi edhe protestat politike, duke theksuar se shumë qytetarë marrin pjesë për interesa të ulëta ose për të nxitur konspiracione, ndërsa ai vetë qëndron besnik ndaj qëndrimeve të tij dhe drejtësisë.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit