Gazeta greke Protothema shkruan se sipas raporteve të qeverisë shqiptare në “Zvërnec jetojnë 920 anëtarë të minoritetit grek dhe në Nartën fqinje 4,200 anëtarë të minoritetit grek. Dhe me sa duket Rama mendonte se ky raport zyrtar ishte harruar. Megjithatë, ai nuk mund të mos ishte në dijeni të një detaji tjetër se kryetari i bashkësisë lokale, i cili u zgjodh me partinë e tij, është anëtar i minoritetit dhe ka emrin pikërisht grek” shkruan gazeta.

Më tej gazeta shkruan se “Në Zvërnec ka një parahistori të gjatë me qëllimin për të sekuestruar gjithmonë pronat e grekëve dhe vllehëve që jetonin në zonë. Këto prona u përkisnin anëtarëve të minoritetit që nga viti 1934 dhe mbetën në pronësi të tyre edhe me riparcelimin e tokës në vitin 1946 nga regjimi i Hoxhës, deri në krijimin e kooperativave komuniste.

Pas rënies së regjimit, shteti shqiptar, me ligjin e vitit 1994, ua ktheu pronat qytetarëve dhe ata që ishin anëtarë të kooperativave morën nga 3,000 metra katrorë secili. Megjithatë, këto tituj pronësie nuk janë regjistruar në Regjistrin e Tokave as sot, duke lënë kështu hapësirë për sekuestrimin e tyre nga interesa të organizuara që janë shumë afër Ramës” shkruan gazeta.









