Kryeministri i vendit Edi Rama këtë të martë do të takohet me Presidentin e Këshillit të Europës Antoni Costa.
Takimi në Tiranë do të mbahet në kuadër të vizitave diplomatike në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.
Vizita realizohet në prag të samitit BE-Ballkani Perëndimor që do të mbahet më 5 qershor në Tivat të Malit të Zi, 6 muaj pas samitit të mbajtur së fundmi në Bruksel duke afirmuar forcimin e marrëdhënieve mes dy rajoneve.
Ndërkohë ditën e nesërme, pas takimit të përbashkët mes dy delegacioneve, Kryeministri Rama dhe Antonio Costa do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.
Programi i vizitës në Tiranë përfshin:
11:15 – 12:00: Takim bilateral mes dy delegacioneve
12:15 – 12:45: Konferencë e përbashkët për shtyp.









