Kreu i LDK-së dhe kanditadi potencial për Kryeministër të Kosovës, Lumir Abdixhiku me anë të njoftimi në rrjetin e tij facebook ka njoftuar për mbylljen e fushatës elektorale për ditën e premte në kuadër të zgjedhjeve të reja të cilat do të mbahen më 7 qershor.
Abdixhiku u ka bërë thirrje qytetarëve që ti bashkohen tubimit bashkë me familjet e tyre, pasi Kosova është gati për të bërë ndryshimin e madh.
Postimi i Abdixhikut
Të premten, të gjitha rrugët shpijnë tek Sheshi Skënderbeu. Në Prishtinë mblidhemi të gjithë!
Në tubimin e madh përmbyllës të kësaj fushate. Në një natë bashkimi. Në një natë shprese. Në një natë ku mblidhemi të gjithë, për ta dhënë mesazhin më të madh, Kosova është gati për ndryshim.
Ejani bashkë me familje, miq e të afërm.. Ta mbyllim këtë rrugëtim ashtu siç e kemi nisur – së bashku, me zemër plot e me besim të madh.