-sidi education-spot_img
25.8 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Netanyahu: Mbetemi miq të shkëlqyer me SHBA-në, pavarësisht mosmarrëveshjeve taktike

Kryesoret

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka reaguar ndaj spekulimeve për tensione mes tij dhe presidentit amerikan Donald Trump, duke theksuar se marrëdhënia mes tyre mbetet e fortë dhe e bazuar në objektiva të përbashkëta të sigurisë, veçanërisht ndaj Iranit.

Në të njëjtën kohë, Netanyahu nuk ka kursyer kritikat ndaj disa liderëve evropianë për qëndrimet e tyre ndaj ekstremizmit dhe operacioneve ushtarake të Izraelit në rajon.

“Si në familjet më të mira, ndonjëherë kemi mosmarrëveshje taktike. Por gjithmonë gjejmë një mënyrë për t’i zgjidhur ato dhe e bëjmë këtë si miq të shkëlqyer”, deklaroi Netanyahu në një intervistë për CNBC.

Sipas tij, “Izraeli dhe SHBA-ja bien dakord për objektivat kryesore, përfshirë parandalimin e Iranit nga sigurimi i një arme bërthamore dhe neutralizimin e kërcënimeve ndaj Izraelit.”

 “Mënyra se si disa liderë evropianë u bëjnë qejfin pakicave radikale islamike në vendet e tyre është e turpshme… Ata e dinë se ne po i mbrojmë edhe ata, por nuk kanë guximin të ngrihen dhe të marrin anën e duhur, atë që do të shpëtojë qytetërimin tonë nga këta barbarë.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit