Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premte në aksin Kardhiq-Delvinë, në vendin e quajtur Fushë Vërri të Delvinës, ku ka mbetur një i vdekur e tre të plagosur.
Sipas burimeve mediatike policia dhe ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje, ndërkohë kanë nisur hetimet rreth shkaqeve të aksidentit.
Ndërsa tre të plagosur janë dërguar në spitalin e Fierit për të marrë ndihmën mjekësore.
Siç bëhet me dije njëri prej viktimave është 20 vjeçari Orest Mamutaj.









