Klubi i Vllaznisë ka bërë të ditur afrimin e sulmuesit Patrik Bardhi, i cili do të bëhet pjesë e skuadrës kuqeblu për sezonin 2026-2027.
Në njoftimin zyrtar, klubi e përshkruan Bardhin si një futbollist me cilësi, ambicie dhe uri për sukses, që pritet të kontribuojë në arritjen e objektivave të Vllaznisë.
“KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e Patrik Bardhit, i cili do të jetë pjesë e familjes kuqeblu për sezonin 2026-2027. I urojmë shumë suksese me fanellën kuqeblu, shëndet dhe sa më shumë fitore së bashku me tifozërinë tonë të mrekullueshme. Mirë se erdhe, Patrik Bardhi!”, shkruhet në komunikatën e klubit.
Ky transferim shënon një përforcim të rëndësishëm për skuadrën shkodrane në prag të sezonit të ri futbollistik.









