Edhe sot në ditën e 10 të protestës lidhur me projektin e Zvërnecit janë mbledhur mijëra qytetarë në sheshin Skënderbej të cilët do të nisin marshimin drejt Kryeminstrisë, me pankarta në duar “Rama në burg, Berisha në burg”.
Në thirrrjet e tyre dëgjohen: “Edi Rama o tradhtar jep dorëheqje sa më parë, nga Zvërneci deri në Rrjoll, sot Shqipëria po thotë boll”.
Qytetarët kërkojnë:
Dorëheqjen e qeverisë
Shfuqizimin e statusit dhe kuadrit ligjor për investitorët strategjikë;
Shfuqizimin e Paketës së Maleve;
Anulimin e ndryshimeve në Ligjin për Zonat e Mbrojtura;
Anulimin e ndryshimeve në Ligjin për Trashëgiminë Kulturore.









