Edhe këtë të martë, në ditën e 10 të protestës ka nisur grumbullimi i protestuesve në sheshin Skënderbej, për të vijuar më pas marshimin drejt Kryeminstrisë, të cilët kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës.
Në thirrrjet e tyre dëgjohen: “Rama në burg, Berisha në burg, opozitë e shitur, Shqipëri e re”, si dhe slogane të tjera kundër qeverisë dhe klasës politike.
Qytetarët kërkojnë:
Dorëheqjen e qeverisë
Shfuqizimin e statusit dhe kuadrit ligjor për investitorët strategjikë;
Shfuqizimin e Paketës së Maleve;
Anulimin e ndryshimeve në Ligjin për Zonat e Mbrojtura;
Anulimin e ndryshimeve në Ligjin për Trashëgiminë Kulturore.
Një prej protestuesve shprehet se ky tubim ka të bëjë me hallet e të gjithë qytetarëve dhe nuk ka asnjë lidhje me partitë politike.









