Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja këtë të mërkurë në konferencën ndërkombëtare të Kartës Rinore gjatë fjalës së tij theksoi se Shqipëria është destinacioni i rëndësishëm në organizimin e ngjarjeve dhe krijimin e evenimenteve ndërkombëtare.
Fjala e Gonxhes
Shqipëria po afirmohet gjithnjë e më shumë si një destinacion i rëndësishëm për organizimin e ngjarjeve ndërkombëtare, duke tërhequr vëmendjen e partnerëve përmes potencialit të saj, mikpritjes dhe kapaciteteve në rritje. Vendi ynë dëshmon se mund të presë me sukses aktivitete të nivelit të lartë, duke krijuar hapësira për dialog, bashkëpunim dhe shkëmbim përvojash mes pjesëmarrësve nga vende të ndryshme. Për ne, organizimi i ngjarjeve, përtej dimensionit institucional, është një mundësi për të prezantuar Shqipërinë si një vend modern, të hapur dhe europian në shpirt e në veprim, si dhe për të promovuar vlerat tona të mikpritjes dhe kulturës.









