Kryeministri Edi Rama ka shpallur nisjen e punimeve për aksin rrugor Milot-Balldren, duke e cilësuar projektin si një hap të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik dhe turistik të veriut të Shqipërisë.
Ai theksoi se ky aks do të përmirësojë lëvizshmërinë dhe sigurinë rrugore, duke sjellë përfitime për Shkodrën, Lezhën dhe zonat përreth.
“Ky projekt do të lehtësojë lëvizjen, do të rrisë sigurinë rrugore dhe do t’i japë një shtysë të re turizmit, biznesit dhe ekonomisë në Shkodër, Lezhë dhe gjithë veriun e vendit,” shkruan Rama në postimin e tij.









