-sidi education-spot_img
19.1 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bardhi: Ministri i Brendshëm Lamallari mungon, interpelanca nuk shtyhet

Kryesoret

Në Kuvendin e Shqipërisë u zhvillua një debat i fortë mes opozitës dhe drejtueses së seancës, pas mungesës së ministrit të Brendshëm në një interpelancë urgjente të kërkuar nga deputetët e opozitës.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, kritikoi ashpër mungesën e ministrit, duke theksuar se detyrimet kushtetuese ndaj Kuvendit janë të detyrueshme dhe nuk mund të shmangen për arsye të tjera.

“Nuk ka takim apo telefonatë ministri që ti shmanget Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Kushtetua e detyron të jetë prezent në Kuvend. Ministri mund të ketë nevojë të shkojë edhe në banjo dhe të thotë nuk do bëj interpelancën se do shkoj në banjo, por ky nuk është justifikim. Nuk e shtyn dot interpelancën, rendi i ditës shtyhet me votim. Kush je ti që mohon të drejtat kushtetuese?! Kemi kërkuar interpelancë urgjente, sepse çështja është urgjente. Ministri duhet të vijë këtu dhe të japë llogari.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit