Parlamenti Europian ka miratuar sot raportin vjetor të progresit për Shqipërinë me 483 vota pro. Raporti ka marrë po ashtu 103 vota kundër dhe 70 vota abstenim.
Raportuesi i Shqipërisë në Parlamentin Europian Andreas Schieder në fjalimin e tij të mbajtur në Parlamentin Europian tha se objektivi i Shqipërisë mbetet, që vendi të integrohet në BE brenda vitit 2030.
Rama për debatet mbi Vjosë–Nartë: PE e ndau dizinformimin nga realiteti
Por debati në Shqipëri është vendosur mbi amendamentin për ndërtimet në zonat e mbrojtura dhe konkretisht Zvërnecin pas protestave prej më shumë se dy javësh në Tiranë.
Kryeministri Edi Rama ka një qëndrim për raportin e miratuar dhe PD një tjetër qëndrim. Por realisht cfarë u miratua sot në Parlamentin Europian për Zvërnecin?
Bardhi: PE mbështet protestuesit, shfuqizoni ligjin për zonat e mbrojtura
Parlamenti Europian kërkoi nga autoritetet shqiptare që të vendosin moratorium për ndërtimet në zonat e mbrojtura deri në ndryshimin e ligjit duke e rikthyer në versionin që ishte përpara se t’i jepej drita jeshile ndërtimeve në zonat e mbrojtura.
Amendamenti detyron qeverinë të ndërpresë çdo punim, apo leje në zonat e mbrojtura, të pezullohen çdo leje në vijim, me anë të një moratoriumi.
Amendamenti që u miratua në Parlamentin Europian
Shpreh shqetësim serioz se zhvillimet në vazhdim brenda zonës së mbrojtur Vjosa-Narta demonstrojnë pasojat praktike të këtyre ndryshimeve legjislative dhe rreziqet që rezultojnë për zonat me vlerë ekologjike të njohur; ndjek nga afër protestat paqësore që po zhvillohen lidhur me këtë çështje; u bën thirrje autoriteteve shqiptare që të vendosin menjëherë një moratorium për të gjitha procedurat e reja të dhënies së lejeve, punimet e ndërtimit dhe ndërhyrjet zhvillimore brenda zonave të mbrojtura, derisa dispozitat e papajtueshme të Ligjit të ndryshuar për Zonat e Mbrojtura të jenë shfuqizuar, bazuar në një kërkesë afatgjatë të Komisionit dhe Parlamentit dhe në përputhje me standardet përmbyllëse të Kapitullit 27, si dhe derisa të jetë siguruar pajtueshmëria e plotë me standardet e Bashkimit Evropian për mbrojtjen e natyrës; thekson se çdo projekt në këtë zonë duhet t’i nënshtrohet vlerësimeve gjithëpërfshirëse të ndikimit në mjedis, plotësisht në përputhje me standardet e BE-së, duke përfshirë një proces transparent të pjesëmarrjes publike me komunitetet lokale, shkencëtarët dhe shoqërinë civile.
Parlamenti Europian mbështet natyrën, ‘flamingot’ arrijnë në Strasburg









