Sot në orën 19:00 në Tiranë zhvillohet protesta e 18-të radhazi, ku qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë.
Ora e protestës është shtyrë për shkak të temperaturave të larta.
Prej 17 ditësh, qytetarët janë mbledhur çdo mbrëmje para Kryeministrisë, duke vijuar protestat dhe duke shprehur pakënaqësi ndaj qeverisjes.
Edhe sot pritet grumbullim para godinës së Kryeministrisë dhe më pas marshim në rrugët kryesore të Tiranës, ndërsa protestuesit deklarojnë se do të vijojnë tubimet deri në plotësimin e kërkesave të tyre.









