Kryeinspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula, ka deklaruar se inspektoratet do të shtojnë kontrollet në terren me qëllim garantimin e një sezoni turistik veror të sigurt dhe me standarde më të larta, duke u fokusuar në disa fusha kryesore që lidhen me sigurinë e pushuesve dhe menaxhimin e zonave bregdetare.
“Fokusi i punës do të jetë i përqendruar në disa fusha kyçe, përfshirë sigurinë ushqimore, mbrojtjen nga incidentet ujore dhe respektimin e perimetrit të sigurisë nga mjetet lundruese, kontrollin e ndotjes akustike si dhe masat për mbrojtjen nga zjarri”, u shpreh Sula.









