-sidi education-spot_img
27.8 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dyshime për ndërtime pa leje/ Prokuroria e Sarandës lëshon 12 masa sigurimi ndaj zyrtarëve

Kryesoret

Prokuroria në Sarandë ka lëshuar 12 masa sigurie ndaj disa zyrtarëve të lartë tëpolicisë së shtetit dhe dhe biznesmenëve të dyshuar për shpërdorim detyre, mosmarrje masash për ndërprerjen e paligjshmërisë dhe ndërtime pa leje.

Vendimi i Gjykatës për caktimin e masave të sigurimit përfshin punonjës të Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit, efektivë të Komisariatit të Policisë Sarandë dhe përfaqësues të subjekteve private që operojnë në sektorin e ndërtimit.

Ndërkohë deri tani janë ekzekutuar masat e sigurimit për katër persona:

B.T., ish-shef i Seksionit të Krimeve në Volum në Komisariatin e Policisë Sarandë, ndaj të cilit është caktuar masa “arrest në shtëpi”, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

– K.S., ndihmës specialist i policimit në komunitet në Komisariatin e Policisë Sarandë, ndaj të cilit është caktuar masa “arrest në burg”, i dyshuar për “Shpërdorim detyre”;
– K.Sh., ndihmës specialist i policimit në komunitet në Komisariatin e Policisë Sarandë, ndaj të cilit është caktuar masa “arrest në burg”, i dyshuar për “Shpërdorim detyre”;
– A.P., pronar i hotelit “Oasis”, ndaj të cilit është caktuar masa “arrest në burg”, i dyshuar për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Sipas Prokurorisë, aktualisht vijon puna për ekzekutimin e tetë masave të tjera të sigurimit të vendosura nga gjykata ndaj personave të përfshirë në këtë procedim penal.

Hetimi konsiderohet një tjetër goditje e rëndësishme e Prokurorisë së Sarandës ndaj ndërtimeve të paligjshme dhe rasteve të dyshuara të abuzimit me detyrën nga funksionarë publikë. Nën drejtimin e prokurores Esmeranda Basho, organi i akuzës ka intensifikuar hetimet për çështje që lidhen me mbrojtjen e territorit, zbatimin e ligjit dhe përgjegjësinë e institucioneve që kanë detyrimin të parandalojnë paligjshmërinë.

Prokuroria e Sarandës bën me dije se hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të veprave penale, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë dhe individualizimin e përgjegjësive për çdo punonjës policie apo zyrtar publik që dyshohet se ka lejuar ose favorizuar situata të kundërligjshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit