Kreu i PD-së, sot në seancën plenare në Kuvend ka folur sërish për protestat masive të mijëra qytetarëve kundër Kryeministrit Edi Rama dhe gjithë qeveisë së tij.
Berisha duke iu u drejtuar socialistëve tha se ata nuk janë asa fashistë as antisemit por ata janë ngritur si asnjëherë më parë në historinë e Shqipërisë kundër diktaturës autoritare që po shkelmon të drejtat.
Fjala e Berishës
Kjo seancë përbën një akt të vërtetë lufte ndaj atyre qytetarëve që kanë pushtuar rrugët e Tiranës. Janë 18 ditë të papara në historinë e Shqipërisë. Kurrë ndonjëherë shqiptarët nuk janë derdhur në emër të asaj përgjegjësie më të lartë pas asaj të Zotit. Ata kanë mbushur rrugët dhe sheshet kundër një diktature autoritare që shkelmon të drejtat e njeriut, kundër një diktatura autoritare në Shqipëri që ka ndërtuar narkoshtetin në Europë. Vetëm Gjika me Ali kanë lëvizur 50 ton kokainë, të paktën 7 milion euro.









